logo1Ndalohet publikimi apo përdorimi i materialeve autentike të BOXALB pa u përmendur burimi (boxalb.com).
Në rast të kundërt do te denoncohet subjekti i cili shkel të drejtën e autorit.
Bajrami fiton edhe një brez
Nga Boxalb    E Diele, 19 Dhjetor 2010 17:22   
Kickbox

bajramiKikboksieri shqiptar Xhavit “Gentleman” Bajrami ka bërë të vetin edhe brezin e kampionit të botës në versionin WKN (World Kickboxing Network) duke mposhtur të polakun David Trulka në një mbrëmje mirë të organizuar nga vëllezërit Bajrami në Schliren të Cyrihut në Zvicër.

Në rundin e parë Bajrami është koncentruar në goditjet e ashtuquajtura “low kick” në këmbën e majtë të polakut, i cili nga ana e tij është kundërpërgjigjur me kombinime me duar. Në fund të rundit të parë është vërejtur se polaku ka pasur telashet e para me këmbën e majtë si pasojë e goditjeve të shumta të bajramit, por ka qenë gongu i përfundimit të rundit ai që e ka shpëtuar.

Në rundin e dytë Bajrami ka vazhduar me goditje të sakta me këmbë në trupin e kundërshtarit, por edhe në këmbë.

Nga ana tjetër edhe Trulka është kundërpërgjigjur fuqishëm duke e bërë një duel interesant derisa në fund të rundit të dytë gjyqtari e ka ndërprerë ndeshjen pasi i ka numëruar tri herë kampionit polak, pasi ky i fundit nuk po arrinte të përballonte goditjet në këmbë nga Xhavit Bajrami.

Me këtë fitore Xhavit Bajrami tashmë ka në pronësi të tij dy brezat e federatave më të mëdha të kikboksit profesionist botëror. Përveç brezit të WKN, ai mban në pronësi edhe brezin e kampionit të  ISKA që nga viti 2004 dhe të cilin së fundmi e kishte mbrojtur me sukses në Prishtinë përballë bjellorusir Dimitri Bezus.

 

Shkruaj koment

Boxalb.com ofron hapësirë për debat sportiv e civil. Mos hezitoni të shkruani opinionin tuaj. Komentet që përmbajnë sharje dhe ofendime ndaj kujtdo qofshin do të fshihen nga administratorët!