| Bajrami i gatshëm për Trulkan | |
|
| Kickbox |
|
Mbëmja e shumëpritur do të zhvillohet me 18 dhjetor në palestrën “Unterrohr Schlieren” në Zyrih të Zvicrës, e cila ka një kapacitet prej 2 mijë vendesh. Xhavit Bajrami ka folur për mediat zvicerane për fazën përgatitore që ka zhvilluar për këtë duel, ku ka zhvilluar sparing me emra të njohur të kikboksit botëror siç janë Tyron Spong, Rene Rooze e Hari Hoft. “Tre javët e fundit kam stërvitur në Amsterdam. Para së gjithash kam zhvilluar séance sparingu. Kjo gjë në Zvicër do të ishte e vështirë për t’u bërë”, ka thënë Bajrami. Dhe për këtë ka një arsye. Në vendin helvetik nuk ka shumë luftëtarë të ringt që mund t’I dalin përpara grushteve të tij. Ndërsa i pyetur nga mediat zvicerane se çfarë di për kundërshtarin e tij, Bajrami është përgjigjur shkurtazi: “Jo shumë, vetëm se është mjaft i gjatë. Gjithsesi kam siguruar disa video të tij”. |





Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë para përballjes së Xhavit “Gentleman” Bajramit kundër polakut David Trulka për titullin e kampionit të botës në kikboks sipas versionit WKN (World Kickboxing Network).