logo1Ndalohet publikimi apo përdorimi i materialeve autentike të BOXALB pa u përmendur burimi (boxalb.com).
Në rast të kundërt do te denoncohet subjekti i cili shkel të drejtën e autorit.
Bajrami vs Izuagbe me 18 dhjetor
Nga Boxalb    E Hene, 18 Tetor 2010 11:38   
Kickbox

bajramiKampioni i gjashtëfishtë botëror në kikboks, Xhavit “Gentleman” Bajrami do të zhvillojë duelin e tij të radhës me 18 dhjetor kundër polakut me origjinë afrikane, Ugonoh "Izu" Izuagbe për titullin e kampionit të botës në versionin WKN (World Kickboxing Network) për peshat e rënda.

24-vjeçari Izuagbe njihet në opinionin polak si “Remy Bonjasky i Polonisë”, për shkak të ngjashmërisë fizike me ish-kampionin e trefishtë të “K-1 World GP”. Ai është i lindur në Poloni nga prindër nigerianë që kishin ardhur në Poloni në studime gjatë viteve të 80-ta.

Izuagbe ka qenë kampion bote në kikboks në konkurrencën e amatorëve në vitin 2009, për të kaluar më pas në ringut profesionist duke ndërtuar një karrierë të suksesshme me fitoret e shënuara ndaj disa prej emrave të njohur të kikboksit polak.

Përballja ndaj bajramit do të jetë testi më i rëndësishëm në karrierën e tij.

Ndërkohë mediat polake nuk kanë hezituar që të përshkruajnë Xhavit Bajramin si një legjendë të kikboksit zviceran dhe më gjërë duke komentuar edhe disa prej sukseseve kryesore të tij siç është fitorja ndaj Mirko "Cro Cop" Filipoviq në vitin 1999, fitoret ndaj luftëtarëve të mëdhenj si Lloyd van Dams, Jurgen Kruth e Martin Holm.

Mbrëmja “K-1 Rules Fight Night Switzerland” që do të ketë për protagonist kryesor Xhavit Bajramin në duelin e tij ndaj Ugonoh Izuagbe do të zhvillohet në palestrën “Unterrohr Schlieren” në Zyrih të Zvicrës, e cila ka një kapacitet prej 2 mijë vendesh.

Përveç Bajramit në këtë mbrëmje do të paraqiten në ring edhe:  Alex Schlosser, Butrint Rama, Janos Rindlisbacher, Jetmir Sula, Ferid Bajrami, etj.

 

Të gjithë të interesuarit për rezervim biletash mund të kontaktojnë në:

Kick Box Team Bajrami
Grossmatte Ost 8
6014 Littau
Tel: 041 250 00 64
E-mail: This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it

 

Shkruaj koment

Boxalb.com ofron hapësirë për debat sportiv e civil. Mos hezitoni të shkruani opinionin tuaj. Komentet që përmbajnë sharje dhe ofendime ndaj kujtdo qofshin do të fshihen nga administratorët!