| Bajrami mbron titullin | |
|
| Kickbox |
|
Kikboksieri kosovar, Xhavit Bajrami, është konfirmuar kampion bote në versionin ISKA, pasi të shtunën mbrëma në Prishtinë mbrojti titullin e kampionit përballë ukrainasit Dimitri Bezus. Bajrami pas pesë raundeve fitoi me pikë (2:1). Ai titullin e kampionit në këtë version e mban që nga viti 2004."Falënderoj të gjithë për përkrahjen maksimale. Këtë fitore ia dedikojë nipit dhe mbesës sime, që së fundi kanë shtuar familjen Bajrami. Kjo fitore nuk është imja, por edhe e juaja", ka thënë Bajrami pas meçit me Bezusin.
Para duelit kryesor Bajarami - Bezus, në palestrën e sporteve "1 Tetori" u zhvilluan edhe shtatë parameçe, prej të cilëve gjashtë në kikboks dhe një në boks. Të gjitha meçet u fituan nga kosovarët, por atij ndërmjet Shpëtim Ahmetajt e Elvir Dervisheviqit që u mbyll pa fitues. Meçi i boksit ishte ai ndërmjet Shkëlqim Mujajt dhe Ibrahim Mustafovit (61 kg) nga Maqedonia, fitoi Mujaj.
|





Kikboksieri kosovar, Xhavit Bajrami, është konfirmuar kampion bote në versionin ISKA, pasi të shtunën mbrëma në Prishtinë mbrojti titullin e kampionit përballë ukrainasit Dimitri Bezus. Bajrami pas pesë raundeve fitoi me pikë (2:1). Ai titullin e kampionit në këtë version e mban që nga viti 2004.