logo1Ndalohet publikimi apo përdorimi i materialeve autentike të BOXALB pa u përmendur burimi (boxalb.com).
Në rast të kundërt do te denoncohet subjekti i cili shkel të drejtën e autorit.
Kabashi mbron titullin për të katërtën herë
Nga Boxalb    E Diele, 28 Mars 2010 16:44   
Kickbox

besimkabashi1Besim Kabashi ka mbrojtur titullin botëror për peshën e rëndë (-95 kg) në versionin WKA duke mposhtur estonezin Andrei Manzolo. Ndeshja e zhvilluar me 20 mars në ringun e “Zenith-Halle” të Mynihut.

Ka qenë një goditje “low kick” me këmbë e cila i ka dhënë fund përballjes duke e detyruar gjyqtarin që të ndërpresë ndeshjen, pasi më parë Kabashi kishte realizuar shumë goditje të tilla në drejtim të Manzolos.

Besim Kabashi, 34-vjeçar, tani ka një bilanc prej 32 fitoresh (23 prej tyre me KO) dhe vetëm 1 humbje në 33 përballjeve të zhvilluara. Përballja ndaj Manzolos ishte e pesta e vlefshme për titull botëror që nga dhjetori i vitit 2008 kur me fitoren ndaj turkut Yahya Gülay kishte bërë të vetin titullin botëror. Më pas kishte mposhtur me radhë francezin David Dancrade, anglezin John Love, dhe kinezin Li Jixiang.

Kjo ishte ndeshja e fundit e Kabashit në kategorinë e rëndë (- 95 kg), pasi prej tani ai do të garojë në peshën super të rëndë. Në këtë kategori ai do të debutojë më 15 maj të këtij viti në Karlsruhe të Gjermanisë, ndërsa emir i kundërshtarit nuk është bërë i ditur akoma.

 

Shkruaj koment

Boxalb.com ofron hapësirë për debat sportiv e civil. Mos hezitoni të shkruani opinionin tuaj. Komentet që përmbajnë sharje dhe ofendime ndaj kujtdo qofshin do të fshihen nga administratorët!