logo1Ndalohet publikimi apo përdorimi i materialeve autentike të BOXALB pa u përmendur burimi (boxalb.com).
Në rast të kundërt do te denoncohet subjekti i cili shkel të drejtën e autorit.
Tefik Bajrami përsëri në ring
Nga Boxalb    E Diele, 21 Shkurt 2010 04:09   
Kickbox

tefik-v

Tefik Bajrami, vëllau i madh i kampionit botëror në kikboks, Xhavit Bajramit, do të rikthehet në ring pas një pauze të gjatë prej dy vitesh, e detyruar nga një dëmtim i rëndë.

Ai do të ringjitet në ring më 24 prill 2010 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, pikërisht në mbrëmjen kur vëllau i tij i vogël, Xhaviti do të luftojë për të mbrojtur brezin e kampionit të botës në kikboks (versioni ISKA) përballë anglezit Chris Knowels.

Tefik Bajrami së fundmi është aktivizuar në ringun e boksit amator kur kishte arritur që të fitonte titullin e kampionit të Zvicrës në kategorinë e rëndë për dy vite radhazi. Më parë ai kishte arritur që të shpallej edhe kampion bote në Thaibox amator, ndërsa para kësaj kishte qenë edhe kampion i Zvicrës dhe nënkampion i Evropës në karate.

 

Shkruaj koment

Boxalb.com ofron hapësirë për debat sportiv e civil. Mos hezitoni të shkruani opinionin tuaj. Komentet që përmbajnë sharje dhe ofendime ndaj kujtdo qofshin do të fshihen nga administratorët!