| Xhavit Bajrami kundër Chris Knowels | |
|
| Kickbox |
|
Xhavit Bajrami ka mësuar emrin e kundërshtarit të tij për duelin e 24 prillit në Prishtinë. Kosovari kampion bote do të ndeshet me anglezin Chris Knowels për titullin botëror në kikboks në versionin prestigjioz ISKA.
Ka qenë pikërisht federate ISKA që ka bërë përzgjedhjen e kundërshtarit në mbledhjen e bordit të saj.
Knowels është aktualisht kampion i Anglisë në versionin ISKA, ndërsa në renditjen botërore gjendet në mesin e 20 më të mirëve. Ajo që është karakteristike për këtë luftëtar të ringut profesionist është se peshon më shumë se 120 kilogramë, dhe pavarësisht kësaj ka një teknikë dhe lëvizje shumë të mira. Përveç të tjerëve ai ka ndarë ringun edhe me turkun e mirënjohur Gokhan Saki. Dueli i 24 prillit që do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, do të jetë meçi i dytë që Bajrami do të zhvillojë para publikut kosovar. Së f undmi ai kishte mbrojtur titullin e kampionit të ISKA me barazim ndaj francezit Freddy Kemayo. |






