| Kabashi, ndeshja e 6-të për titullin botëror | |
|
| Kickbox |
|
Besim Kabashi me 20 mars do të mbrojë edhe një herë tjetër titullin e kampionit të botës në versionin WKA.
Kjo është hera e gjashtë që 33-vjeçari nga Istogu i Kosovës do të luftojë për këtë titull, të cilin së fundmi e kishte mbrotjur me 5 dhjetor të vitit të kaluar kur kishte mposhtur me nokaut në rundin e 4-të kinezin Li Jixiang pas një dueli tejet emocionues. Përballja do të zhvillohet në ringun e “Zenith-Halle” të Mynihut dhe përveç përballjes kryesore të mbrëmjes, që është ajo e Kabashit, do të luftojnë edhe Christine Theiss (kampione e botës WKA, 60 kg), Florian Pavic (kampion bote WKA, -90 kg), Cindy Metz (kampione e Evropës WKA, 55 kg), Bachir Maroun (Kampion i Evropës WKA), Christian Deiss (Kampion i Evropës WKA), Semen Poskotin (kampion bote WAKO) dhe Mohamad Jamal (kampion gjerman WKA). Kundërshtari i Kabashit nuk është bërë i ditur akoma, por si zakonisht lufta e tij do të zhvillohet sipas rregullave të K-1, 5 runda nga 3 minuta. Kanali i njohur sportive gjerman “DSF” do të transmetojë këtë mbrëmje me datën 25 mars me fillim prej orës 22:15. |





