logo1Ndalohet publikimi apo përdorimi i materialeve autentike të BOXALB pa u përmendur burimi (boxalb.com).
Në rast të kundërt do te denoncohet subjekti i cili shkel të drejtën e autorit.
Xhavit Bajrami, përsëri duel në Prishtinë
Nga Boxalb    E Hene, 11 Janar 2010 05:31   
Kickbox

bajrami

Xhavit “Gentleman” Bajrami do të zhvillojë një tjetër përballje para publikut kosovar. Më 24 prill në Palestrën e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë ai do të mbrojë për të dytën herë në Kosovë brezin e kampionit të botës në versionin ISKA për peshën super të rëndë.

 

Kundërshtari i tij për këtë përballje nuk është caktuar akonma nga ana e ISKA, por pritet që të jetë një emër i njohur i ringut të kikboksit, taiboksit dhe K-1.

Ashtu si edhe në duelin e tij të fundit, të zhvilluar në Prishtinë më 21 nëntor të vitit të kaluar kur Bajrami mbrojti brezin e kampionit të ISKA përballë francezit Freddy Kemayo, edhe kësaj radhe përveç duelit të Xhavit Bajramit spektatorëve do t’u ofrohet një spektakël i madh sportiv pjesëmarrjen e mjaft shqiptarëve të tjerë të ringut profesionist.

E tërë mbrëmja do të transmetohet drejtpërdrejt nga televizioni publik i Kosovës, RTK.

 

Shkruaj koment

Boxalb.com ofron hapësirë për debat sportiv e civil. Mos hezitoni të shkruani opinionin tuaj. Komentet që përmbajnë sharje dhe ofendime ndaj kujtdo qofshin do të fshihen nga administratorët!