| Xhavit Bajrami, sportisi i vitit në diasporë | |
|
| Kickbox |
|
Kikboksieri shqiptar nga Kosova, Xhavit Bajrami, i cili jeton në Zvicër është shpallur “Sportisi i vitit në diasporë” nga ana e "Albanian Media Center" në një ceremoni të zhvilluar me këtë rast të shtunën në diskotekën "Macumba" në Friburg të Zvicrës.
Bajrami i cili kohë më parë mbrojti titullin e kampionit të botës në versionin ISKA duke barazuar me francezin Freddy Kemayo në një duel të zhvilluar në Prishtinë. Gjatë këtij viti “The Gentleman” ka qenë mjaft aktiv në ringun profesionist, si atë të kikboksit ku tashmë është një emër i madh, gjithashtu edhe në atë të boksit. Në mars ai bëri një rikthim në boksin profesionist, gati 8 vite pas debutimit, dhe realizoi fitore ndaj rumunit Alexandru Manea. Më pask me 27 maj të këtij viti që po lëmë pas ai kishte bërë të vetin titullin botëror në kikboks në versionin ISKA duke mposhtur amerikanin Michael Sheppard. Më 3 tetor realizon edhe fitoren e tretë në boksin profesionist duke mposhtur hungarezin Sandor Balogh, ndërsa më 21 nëntor iu rikthye kikboksit për të mbrojtur brezin e ISKA përballë Kemayo. |





