| Besnik Limani fiton ndaj Markoviç | |
|
| Kickbox |
|
Limani ka dominuar totalisht duelin dhe pas 3 rundave të zhvilluara ka marrë fitoren me vendimin unanim të gjyqtarëve 3:0.
“Kundërshtari ishte shumë i fortë. Më parë ka qenë boksier profesionist kurse tani garon në tajboks. Unë isha shumë mirë i përgatitur dhe fitova duelin me meritë”, ka thënë Limani për “boxalb.com”. Besnik Limani do të jetë protagonist në një tjetër mbrëmje të sporteve luftarake që do të zhvillohet në Vjenë me 26 dhjetor. Në të njejtën mbrëmje do të boksojnë edhe Nuri dhe Sefer Seferi. |





Besnik Limani ka shënuar fitoren e tij të radhës në ringun profesionist të tajboksit duke mposhtur kundërshtarin kroat Marijan Markoviç në kuadër të mbrëmjes “Lords of the Ring” që u zhvillua të shtunën në mbrëmje në “Hans Mandl Berufschule” të Vjenës.