logo1Ndalohet publikimi apo përdorimi i materialeve autentike të BOXALB pa u përmendur burimi (boxalb.com).
Në rast të kundërt do te denoncohet subjekti i cili shkel të drejtën e autorit.
Tjetër KO nga Besim Kabashi
Nga Boxalb    E Diele, 06 Dhjetor 2009 10:22   
Kickbox

15090besim.k

Besim Kabashi ka mbrojtur edhe një herë tjetër titullin e kampionit të botës në kikboks për peshën e rëndë (versioni WKA), për të katërten herë radhazi, që prej se e kishte bërë të vetin brezin e kampionit në vitin 2008.

Në një duel të zhvilluar në “Zenith-Halle” në Mynhen të Gjermanisë Kabashi ka realizuar një tjetër fitore para kohe, duke nokautuar kundërshtarin e tij, kampionin kinez Li Jixiang. Është kjo fitorja e 23-të me KO për Besim Kabashi, të cilin mediat gjermane me të drejtë e quajnë “Mbreti i nokautit”.

Të gjithë adhuruesit e sporteve luftarake do të kenë rastin që të shohin përballjen e Kabashit me kinezin Li të enjten më 10 dhjetor me fillim prej orës 22:15 në kanalin sportive gjerman “DSF”.
 

Shkruaj koment

Boxalb.com ofron hapësirë për debat sportiv e civil. Mos hezitoni të shkruani opinionin tuaj. Komentet që përmbajnë sharje dhe ofendime ndaj kujtdo qofshin do të fshihen nga administratorët!