| Bajrami mbron titullin
|
|
Nga Boxalb
E Hene, 10 Maj 2010 11:25 |
|
|
Kickbox
|
|
 Kikboksieri kosovar, Xhavit Bajrami, është konfirmuar kampion bote në versionin ISKA, pasi të shtunën mbrëma në Prishtinë mbrojti titullin e kampionit përballë ukrainasit Dimitri Bezus. Bajrami pas pesë raundeve fitoi me pikë (2:1). Ai titullin e kampionit në këtë version e mban që nga viti 2004.
"Falënderoj të gjithë për përkrahjen maksimale. Këtë fitore ia dedikojë nipit dhe mbesës sime, që së fundi kanë shtuar familjen Bajrami. Kjo fitore nuk është imja, por edhe e juaja", ka thënë Bajrami pas meçit me Bezusin.
|
|
|
|
Kickbox
|
| Besim Kabashi ka mbrojtur titullin botëror për peshën e rëndë (-95 kg) në versionin WKA duke mposhtur estonezin Andrei Manzolo. Ndeshja e zhvilluar me 20 mars në ringun e “Zenith-Halle” të Mynihut.
Ka qenë një goditje “low kick” me këmbë e cila i ka dhënë fund përballjes duke e detyruar gjyqtarin që të ndërpresë ndeshjen, pasi më parë Kabashi kishte realizuar shumë goditje të tilla në drejtim të Manzolos.
|
|
| Bajrami: Do ta mposht edhe britanikun
|
|
Nga Kemajl Goca, BOTA SOT
E Marte, 23 Shkurt 2010 18:57 |
|
|
Kickbox
|
| 
Kampioni i botës (K-1 Nata e Gladiatorëve) në kategorinë e rëndë, në versionin e ISKA (International Sport Kickboxing Asociation), Xhavit Bajrami, me padurim pret që ta mbrojë titullin në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë.
Bajrami i motivuar si asnjëherë më parë ka thënë se ka njohuri për rivalin e tij, Chris Knowles , të cilin do ta ketë përballë më 8 maj në ring në palestrën e sportit “1 Tetori” në Prishtinë.
|
|
|
|
|
|
|
|
Faqja 1 nga gjithsej 12 |