Zeka: "Boksoj në shtëpinë time"
Nga Boxalb   

INTERVISTË EKSKLUZIVE ME BOKSIERIN SHKODRAN-ERJON ZEKA
Duelet profesioniste të mbrëmjes "Kosova Fight Night" që zhvillohet më 18 prill në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë do të fillojnë me përballjen e shkodranit Erjon Zeka me kroatin Zoran Cvek.
Shqiptari i kategorisë "velter" ka më shumë se një vit që nuk ka boksuar dhe sigurosht që në Prishtinë do të kërkojë që t'i shtojë një tjetër fitore karrierës së tij.
Në intervistën për "boxalb.com" ai tregon për detajet rreth duelit të radhës dhe të ardhmes së tij në ringun profesionist.

Pas më shumë se një 1 viti Erjoni kthehet në ring, si jeni përgatitur për duelin e 18 prillit?

ZEKA: Përgaditjet kanë qenë shumë serioze për këtë duel dhe unë jam tepër i entuziazmuar që ndeshja do të zhvillohet para publikut shqiptar. është një knaqësi e veçantë kjo dhe sigurisht që do të kërkoj fitoren.


Cfarë dini për kundërshtarin  dhe mënyrën e tij të boksitmit?


ZEKA: Unë e vlerësoj çdo kundërshtar, por përsa i përket kundërshtarit me të cilin do të përballem më 18 prill më duhet të pranoj se nuk kam informacione të mjaftueshme. Jam përgaditur dhe përqëndruar më tepër tek ajo çfarë unë do të jap në këtë ndeshje sesa se si mund të jetë kundërshtari.

Sa e rëndësishme është kjo përballje për ju?


ZEKA:  Në të vërtetë është shumë e rëndësishme sepse ka të bëjë me karrierën time. Por sigurisht ajo që e vlerësoj më tepër është fitorja në këtë ndeshje.

Është hera e parë që do të boksoni para publikut shqiptar si profesionist. Si ndjeheni për këtë?

ZEKA: Është një përgjithësi shumë e madhe në radhë të parë, dhe ajo që është më e rëndësishme për t'u thënë është që po boksoj para publikut tim. Pra do të jem si në shtëpinë time.

Pas duelit të Prishtinës, cilat janë planet e Erjon Zekës për të ardhmen (në planin sportiv)?

ZEKA: Planet e mia janë që të jem në kontakt të vazhdueshëm me boksin profesionist. Pra të marrë pjesë në aktivitete të rëndësishme, që të arrij sa më lart emrin tim dhe vendin tim gjithashtu
 
Ju falenderoj për perkrahjen që po i  jepni boksierëve e boksit Shqiptar.

 

11.04.2009