| Sefer Seferi: "I lumtur që boksoj në Kosovën e pavarur" | |
|
|
Keni një kundërshtar me mjaft përvojë si Ivica Cukusic, çfarë dini për të? Seferi: Kundërshtari im është vërtet një boksier me shumë përvojë, por kjo nuk do të thotë që unë frikësohem.
Si kanë shkuar përgatitjet për këtë duel? Seferi: Përgatitjet deri tani kanë shkuar shumë mirë, dhe shpresoj që me 18 prill do të jem në një formë të shkëlqyer.
Ndihma e vëllaut Nuriut do të ndikojë për të motivuar akoma më shumë. Si e vlerson ai rëndësinë e ketij dueli dhe cilat janë ndihmat dhe këshillat e tijë për duelin e 18 prillit? Seferi: Nuriu ka qenë prezent gjatë kohës përgatitore dhe ai njëkohësisht është edhe trajneri im.
Seferi: Për ne ishte hera e parë që boksonim në vendlindje, dhe më besoni emocionet ishin të pashpjegueshme, dhe unë jam shumë i lumtur që edhe këtë herë boksoj në Kosovën e lirë dhe të pavarur.
Tani do të provosh edhe ringun e Prishtinës,çfarë ju shkon nëpër mend? Seferi: Mua në këtë ndeshje nuk më ndjekin vetëm shqiptarët e Prishtinës por të gjithë shqiptarët e diasporës, dhe shpresoj që t'i gëzoj të gjithë fansat e mi me një fitore.
Seferi: Është pikërisht kjo arsye që mua më motivon më tepër që të vij në Prishtinë dhe jam i sigurtë që do mbetet një eveniment i veçantë në jetën time.
Cilat janë planet e Seferit pas duelit të 18 prilit? Seferi: Planet e mia janë që në këtë vit të zhvilloj 4 deri 5 ndeshje dhe shpresoj që në vitin 2010 të ndeshem për ndonjë titull internacional.
11.04.2009 |






INTERVISTË EKSKLUZIVE ME BOKSIERIN - SEFER SEFERI