| Erjon Zeka: "Kthehem së shpejti" | |
|
|
Erjon Zeka: Boksin e kam nis që në moshën 13-vjeçare, në qytetin e Shkodrës, kuptohet në klubin me traditë sportive Vllaznia. Si amator kam qenë 5 herë kampion i Shqipërise, kam dalë nënkampion ballkanik në Mostar të Bosnjes, kam pasur pjesëmarrje të shumta në aktivitete të ndryshme ndërkombëtare si përfaqësues i kombëtares shqiptare. Kam qenë fitues i disa medaljeve në nivel ndërkombëtar.
Erjon Zeka: Që nga ndeshja me sukses para një viti kam qenë jashtë ringut për arsye objektive, studimesh, kohe dhe ndërrim trajnerësh! Ajo që vlen të përmendet është se unë kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me sportin gjate vitit që lamë pas. Mendoj që kthimi im në ring do të realizohet në një të ardhme shumë të shpejtë. Shpresoj që viti 2009 do të jetë viti i kthimit tim së bashku me suksesin.
Erjon Zeka: Ëndrrat janë nga më të shumtat, dhe qëllimet e mia janë për të shfaqur një boks cilësor, dhe së bashku të arrijmë dhe të sjellim një kampion të madh më shumë në Shqipëri!
Erjon Zeka: Idhulli im në boksin profesionist është boksieri legjendar i dekadës së fundit Oscar De La Hoya.
Erjon Zeka: Pikërisht atë që e ceka më lart. Ndeshja e ëndrrave të mia do të ishte një ndeshje kundër legjendës, De La Hoya. Do të mjaftonte vetëm ta ndash ringun me një boksier siç është Oscar De La Hoya.
Erjon Zeka: Ne njihemi qysh nga kohërat kur unë e kam përfaqesuar Shqipërinë dhe Shpëtimi Kosovën në boksin amator dhe fatmirësisht arritëm të takoheshim përsëri në Austri me të njejtin qëllim, pra boksin. Marrëdhëniet mes nesh janë shumë të mira, e përkrahim dhe e ndihmojmë njeri tjetrin gjatë përgaditjeve të ndeshjeve që zhvillojmë.
Erjon Zeka: Trajneri im është legjendari austriak Josef Kovarik, me të cilin bashkëpunojmë qe një kohë të shkurtër, mirëpo në mënyrë të përkryer. Menaxher e kam bashkatdhetarin dhe njëkohësisht mikun tim Shpëtim Redo, i cili ka një rol shumë të madh në karrierën time. Mbështetja e tij është gjithnjë evidente. Në fund a keni edhe diçka për të shtuar? Erjon Zeka: Në fund ju falemnderohem juve si Boxalb. E kam përcjellur punën tuaj, po bëni një punë të mrekullueshme, vetëm vazhdoni kështu.
|





INTERVISTË EKSKLUZIVE ME BOKSIERIN SHKODRAN-ERJON ZEKA