Erjon Zeka: "Kthehem së shpejti"
Nga Boxalb   

INTERVISTË EKSKLUZIVE ME BOKSIERIN SHKODRAN-ERJON ZEKA
27-vjeçari Erjon Zeka (Zhega) që ka një bilanc prej 6 fitoresh dhe 1 humbjeje në ringun profesionist rrjedh nga një familje me traditë sportive nga Shkodra.
Babai i tij është njëkohësisht arbitër i boksit dhe është nipi i ish-trajnerit të kombëtares shqiptare në futboll, Medin Zhega.
Erjoni ka rreth tre vite e gjysmë që jeton në Austri, ku studion dhe stërvitet gjithashtu. Gati po bëhet një vit që nga dueli i tij i fundit ku kishte mposhtur në Vjenë hungarezin Istvan Zeller dhe Zeka premton që së shpejti do të rikthehet!

 
Qato: "Nuk do zhgënjej askënd"
Nga Boxalb   

INTERVISTË EKSKLUZIVE ME BOKSIERIN DURRSAK-KRESHNIK QATO
Boksieri shqiptar Kreshnik Qato, aktualisht kampion bote në versionin WBF, në intervistën e tij ekskluzive për “boxalb.com” është shprehur i bindur se do të kalojë me sukses edhe provën amerikane kur më 20 dhjetor të këtij viti do të përballet me Devid Estrada në “Howard U Burr Arena” të Uashingtonit në Shtetet e Bashkuara. Për të qenë sa më i përgatitur për duelin e radhës, Qato ka angazhuar si pjesë të stafit të tij trajnerin anglez Spenser Fearon, këshilltar teknik i Denny Williams, ndërsa për sparing partner ka kampionin aktual të Evropës (versioni EBA) dhe njëkohësisht mbajtës i brezit WBA International, britanikun Anthony Small.

 
Shabani: "Në janar luftoj për titullin evropian"
Nga Boxalb   

INTERVISTË EKSKLUZIVE ME BOKSIERIN FARUK SHABANI
Shabani: "Në janar luftoj për titullin evropian"

16 fitore në më pak se dy vjet karrierë si profesionist. Deri ku e ka ndërmend të shkojë Faruk Shabani?
Faruk Shabani:  Si çdo boksier tjetër edhe unë normalisht që dëshiroj të arrij kulmin. Mirëpo dëshira dhe caku i momentit është titulli i kampionit evropian në EBU. 

 
Agron Xhila: "Profesionist vetëm pas Olimpiadës 2012"
Nga Boxalb   

Agron Xhila është padyshim një nga boksierët më të mirë në ringun amator të Zvicrës dhe një ndër shqiptarët prej të cilëve pritet shumë në të ardhmen. I lindur më 3 maj të vitit 1988 në Strugë të Maqedonisë, Xhila ka filluar boksin amator që në moshën 12-vjeçare dhe deri më tani ka arritur suksese të shumta.
Përveç fitimit disa herë të titullit të kampionit të Zvicrës, ai është shpallur kampion i Gjermanisë në vitin 2006. Është renditur i treti në evropianin e vitit 2006, ndërsa ka marrë pjesë edhe në botëror, por pa arritur që të sigurojë medalje. Trofetë dhe medaljet në turne të ndryshëm ndërkombëtar janë të shumta.

 
Gjetan Keta: "Kampion në boks e K-1"
Nga Boxalb   

INTERVISTË EKSKLUZIVE ME SHQIPTARIN E RINGUT-GJETAN KETA 
Gjetan Keta: "Kampion në boks e K-1"
Të gjithë e kishim menduar se Gjetan Keta i ka dhënë fund karrierës së tij si Tai dhe kikboksier kur u paraqit në ringun profesionist në dhjetor të vitit të kaluar. Dhe raste të tilla janë të zakonshme, por Gjetan Keta vazhdon të na befasojë.
Dibrani 25-vjeçar në intervistën ekskluzive për “boxalb.com” ka zbuluar se synon që të arrijë majat në të dy ringjet.
Atë të Tai dhe Kikboksit dhe boksit profesionist.

 


Faqja 2 nga gjithsej 3