Qato: Tani synoj një brez "më të rëndë"
Nga Boxalb    E Shtune, 24 Maj 2008 01:00   

INTERVISTË EKSKLUZIVE ME BOKSIERIN DURRSAK-KRESHNIK QATO

Boksieri shqiptar Kreshnik Qato ka zbuluar aspiratën e tij që në një të ardhme jo të largët të kërkojë të sfidojë edhe ndonjë nga katër titujt më të rëdnësishëm të boksit profesionist (WBC, WBA, IBF & WBO).
Gati dy muaj pas fitimit të titullit botëror në versionin WBF për peshën e mesme, Qato ka treguar për ditët e tij të para si kampion bote si dhe për planet e tij për të ardhmen në një intervistë ekskluzive për "Boxalb.com". Për durrsakun 29-vjeçar fitorja e 4 prillit të këtij viti përballë portugezit Vitorio Sa është rezultati më i rëndësishëm në karrierën e tij në ringun profesionist, por ai pretendon shumë më tepër së kaq.

 
Suat Laze:"Dua një titull të rëndësishëm"
Nga Boxalb    E Diele, 11 Maj 2008 01:00   

INTERVISTË EKSKLUZIVE  ME BOKSIERIN DURRSAK

Na thuaj disa fjalë për fillimet e karreirës tende?
Suat Laze:
Në fillim kam filluar të merrem me “full contact” në vitin 2000, dhe pas shumë dueleve në këtë sport që në të vërtetë ka pak kontakt, kam filluar rastësisht boksin që më ka pëlqyer shumë. Duelin tim të parë si amator e kam zhvilluar më 2002 të cilin e kam humbur, ndërsa më pas kam shënuar shtatë fitore radhazi.

 
Shpëtim Shala: "Mburrem që jam shqiptar"
Nga Boxalb    E Hene, 05 Maj 2008 01:00   

Boxalb vazhdon të prezantojë shqiptarët e ringut profesionist dhe kësaj radhe po ju sjellim intervistën me Shpëtim Shalën. Pejani 22-vjeçar bokson në kategorinë kruizer dhe në ring njihet me nofkën “Albanian Bomber”. Në dy duelet e para si profesionist ka shënuar fitore dhe premton edhe shumë të tjera në vazhdim të karrierës së tij.


 

 
Intervistë ekzkluzive me Luigj Gjokaj: Objektivi im kampion bote
Nga Boxalb    E Shtune, 26 Prill 2008 01:00   

 Me dy fitore të shënuara në dy muajt e fundit, madje që të dyja të shënuara me nokaut në rundin e parë, Luigj Gjokaj, 22-vjeçari shqiptar që bokson në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kategorinë velter të ringut profesionist është padyshim zbulimi më i madh i këtij viti përsa i përket boksierëve shqiptarë.
Boxalb ju sjell ekzkluzivisht intervistën e parë në mediat shqipe me djaloshin e lindur dhe të rritur në Michigan të Shteteve të Bashkuara, por me rrënjë nga Trieshi i Malësisë.

 


Faqja 3 nga gjithsej 3