| INTERVISTË EKSKLUZIVE Mbrëmja gala e boksit profesionst „Kosova Fight Night“ është para së gjithash meritë e promoterit shqiptar Shpëtim Redo. Duke qenë një sipërmarrës i suksesshëm në Austri ai ka sakrifikuar kohën e tij për të bërë gjithçka që organizimi i mbrëmjes së 18 prillit në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve të shkojë si është më së miri. Ka disa ditë që ai është në Prishtinë duke u marrë me punët rreth organizimit të mbrëmjes dhe “boxalb.com” shfrytëzoi mundësinë për të realizuar një intervistë me të.
|
|
|
| INTERVISTË EKSKLUZIVE ME BOKSIERIN SHKODRAN-ERJON ZEKA Duelet profesioniste të mbrëmjes "Kosova Fight Night" që zhvillohet më 18 prill në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë do të fillojnë me përballjen e shkodranit Erjon Zeka me kroatin Zoran Cvek. Shqiptari i kategorisë "velter" ka më shumë se një vit që nuk ka boksuar dhe sigurosht që në Prishtinë do të kërkojë që t'i shtojë një tjetër fitore karrierës së tij. Në intervistën për "boxalb.com" ai tregon për detajet rreth duelit të radhës dhe të ardhmes së tij në ringun profesionist.
|
|
| INTERVISTË EKSKLUZIVE ME BOKSIERIN - SEFER SEFERI Një ndër yjet e rinj të ringut profesionist shqiptar, Sefer Seferi (6-0-0, 5 KO’s) do të tentojë që të vazhdojë bilancin e tij të qindpërqindtë të fitoreve si profesionist teksa do të paraqitet para publikut prishtinas në kuadër të “Kosova Fight Night” më 18 prill kur do të ndeshet me kroatin Ivica Cukusic. Seferi po ndjek me shumë sukses hapat e vëlllaut të tij Nuriut, dhe pritet që në vitet në vazhdim të thotë edhe ai “fjalën” e tij në kategorinë “cruiser”. Seferi flet për duelin e radhës dhe planet për të ardhmen në këtë intervistë ekskluzive për “boxalb.com”.
|
|
| INTERVISTË EKSKLUZIVE ME BOKSIERIN - SHPËTIM SHALA Boksieri pejan Shpëtim Shala është para duelit të tij më të rëndësishëm të karrierës. Në mbrëmjen e 18 prillit ai do të tentojë që të bëjë të vetin brezin e kampionit internacional të Austrisë në kategorinë gjysmë të rëndë përballë kroatit Josip Jalusic. Në intervistën ekskluzive për "boxalb.com" ai ka shpjeguar gjithçka, duke filluar nga përgatitjet, kundërshtarin, strategjinë, debutimin në Kosovë dhe gjithçka që po ndodh disa ditë para duelit që do të zhvillohet në "Pallatin e Rinisë dhe Sporteve" në Prishtinë.
|
|
| Muriqi: "Unë një ditë kampion bote"
|
|
Nga Boxalb
E Merkure, 24 Qershor 2009 15:11 |
|
| INTERVISTË EKSKLUZIVE ME BOKSIERIN - ELVIR MURIQI Kur kanë mbetur edhe disa ditë para zhvillimit të mbrëmjes gala të boksit profesionist "Kosova Fight Night" që do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë më 18 prill, boksieri pejan Elvir Muriqi ka folur në një intervistë ekskluzive për "boxalb.com" për përgatitjet, kundërshtarin dhe për planet e tij pas duelit të revanshit me Oleksandr Garashchenko.
|
|
|
|
|
|
|
|
Faqja 1 nga gjithsej 3 |