Ndalohet publikimi apo pėrdorimi i materialeve autentike tė BOXALB pa u pėrmendur burimi (boxalb.com).Nė rast tė kundėrt do te denoncohet subjekti i cili shkel tė drejtėn e autorit.
© 2008 BoxAlb.com
Te gjitha te drejtat e rezervuara.
Williams qė ka njė bilanc prej 39 fitoresh dhe 6 humbjesh ėshtė akuzuar shpesh pėr mungesė motivimi, por tani ai premton se ėshtė nė formėn e tij mė tė mirė si atėherė kur shkatėrroi Mike Tysonin, pothuaj katėr vite mė parė.
"Ky ėshtė lajmi qė gjithmonė kam dashur ta dėgjoj. E di se mund ti bashkohem elitės sė kategorisė sė rėndė. Kjo ndeshje mė jep motivin e duhur", ka thėnė 35-vjeēari.
McDermott (25-3, 16 KO) kishte fituar sė pari titullin britanik nė dhjetor tė 2005-tės duke mposhtur Matt Skelton, por kėsaj radhe duhet qė tė bėjė njė paraqitje tė mirė pėr ti marrė titullin Williamsit.
"Asnjėherė nuk kam qenė mė nė formė se tani", thotė McDermott. "Nė 12 javėt e fundit kam vrapuar, kam bėrė sparing dhe stėrvitje dhe nuk ka asnjė shans qė unė tė ndalem. E di se do tė dal me brezin e kampionit nė krahė, ka shtuar 28-vjeēari.
Danny Williams ėshtė bėrė i famshėm nė ringun profesionist botėror pėr shkak tė fitores me nokaut nė rundun e katėrt pėrballė Mike Tyson nė vitin 2004. Pas kėsaj ndeshje ai kishte luftuar pėr titullin botėror nė versionin WBC, por ishte mposhtur nga ukrainasi Vitali Klitschko.
Danny Williams, edhe njė fitore i jep shansin pėr titullin botėror
Danny Williams e di se ėshtė vetėm njė hap larg qė tė luftojė pėrsėri pėr titullin e kampionit tė botės pėrballė kampionit aktual vė versionin WBC, Samuel Peter. Pėr tė realizuar ėndrrėn e tij britanikut i duhet tė shėnojė fitore tė premtėn nė duelin pėr titullin britanik tė kategorisė sė rėndė kundėr John McDermott.