logo1Ndalohet publikimi apo përdorimi i materialeve autentike të BOXALB pa u përmendur burimi (boxalb.com).
Në rast të kundërt do te denoncohet subjekti i cili shkel të drejtën e autorit.
Xhavit Bajrami kundër Sing Jaideep
Nga Boxalb    E Diele, 05 Qershor 2011 21:12   

singh_v

Është mësuar emri i kundërshtarit të kikboksierit shqiptar Xhavit Bajrami për duelin e vlefshëm për titullin botëror në versionin ISKA. Do të jetë indiani Sing Jaideep ai që do të ndajë ringun me “The Gentleman” me 2 Korrik në “Stadthalle Sursee”.

Jaideep i cili në vitin 2009 ka qenë fitues i turneut prestigjioz “K-1 Grand Prix Asia” dhe ka një bilanc prej 36 fitoreve e 13 humbjeve në kikboksin profesionist.

Ndërkohë në të njejtën mbrëmje do të zhvillohet edhe turneu prestigjioz “K-1 World Max” për Zvicrën dhe në këtë konkurencë është konfirmuar pjesëmarrja e  tre shqiptarëve.

Butrint Rama, Faton Vukshinaj dhe Jetmir Sula bashkë me garues të tjerë do të tentojnë të fitojnë këtë turne të rëndësishëm dhe kështu të sigurojnë të drejtën e pjesëmarrjen në “K-1 World Max Europe 2012”.

Poashtu në këtë ngjarje protagonist do të jetë edhe Ferid bajrami i cili do të ndeshet me belgun Omar Salhi për titullin e kampionit europian në versionin ISKA.

 

Shkruaj koment

Boxalb.com ofron hapësirë për debat sportiv e civil. Mos hezitoni të shkruani opinionin tuaj. Komentet që përmbajnë sharje dhe ofendime ndaj kujtdo qofshin do të fshihen nga administratorët!