logo1Ndalohet publikimi apo përdorimi i materialeve autentike të BOXALB pa u përmendur burimi (boxalb.com).
Në rast të kundërt do te denoncohet subjekti i cili shkel të drejtën e autorit.
Agron Xhila mposht veteranin Vojnovic
Nga Boxalb    E Hene, 30 Maj 2011 21:26   

xhila_vBoksieri 23-vjeçar nga Struga, Agron Xhila ka mposhtur në praninë e 500 shikuesve në Baden Wurttemberg të Gjermanisë kroatin Asmir Vojnovic, një boksier më parë Xhila ka fituar me vendim unanim të gjyqtarëve me rezultatin  40:39, 40:38, 39:37 pas një dueli prej 4 rundash.

Me një performancë të mirë të treguar në këtë përballje Xhila ka realizuar fitoren e tij të 10-të (prej të cilave 6 i ka realizuar me KO) në ringun profesionist nga 11 përballje të zhvilluara.

Boksieri shqiptar ka dominuar duelin me goditje të fuqishme dhe të shpejta në trup që nga fillimi i duelit, ndërkohë që në të njejtën kohë ka zhvilluar një mbrojte të mirë. Në rundin e tretë Xhila ka pësuar një qarje në vetullën e majtë pas një goditje të pavullnetshme me kokë, për çfarë është detyruar që të

Vojnovic në vitin 1998 kishte pasur në pronësi titullin “International” në versionin më të rëndësishëm të boksit botëror WBC. Si profesionist ai ka një bilanc prej 28 fitoresh dhe 9 humbjesh e 1 barazimi. Shumica e humbjeve të tij i ka pësuar me pikë ndaj kundërshtarëve të respektueshëm të ringut profesionist europian, ndër të tjerë edhe ish-kampionët botëror Ruslan Chagaev dhe Sven Ottke.

 

Shkruaj koment

Boxalb.com ofron hapësirë për debat sportiv e civil. Mos hezitoni të shkruani opinionin tuaj. Komentet që përmbajnë sharje dhe ofendime ndaj kujtdo qofshin do të fshihen nga administratorët!