| Sherifi fiton përsëri | |
|
|
Sevdail Sherifi ka arritur në kuotën e 6 fitoreve si profesionist pasi ka mposhtur të shtunën mbrëma algjerianin me banim në Gjermani, Rashid Raad, në një përballje prej 6 rundash të zhvilluar në Bad Ragaz të Zvicrës.
Raad ka arritur që t’i rezistojë për 6 rundat e programuar ndaj Sherifit, i cili të gjitha fitoret e mëparshme i kishte realizuar me “knock out”. Ndeshja është karakterizuar nga dominimi i Sherifit, por edhe boksieri algjerian ka ka rivalizuar denjësisht Sherifin. Gjithsesi pas përfundimit të rundit të gjashtë treshja e gjyqtarëve vlerësues i ka dhënë fitoren me vendim unanm boksierit nga Presheva. “Kundërshtari ishte boksier shumë i mirë, por ama boksonte papastër. Vazhdimisht ka goditur me kokë dhe me bërryla, dhe nga kjo kam pësuar edhe një qarje në mjekër”, ka thënë Sherifi për “boxalb.com”. Ndërkohë në të njejtën mbrëmje është paraqitur edhe boksieri kosovar Arnold Gjergjaj i cili ka realizuar fitore me pikë pas 6 rundave ndaj lituanezit Igoris Borucha. Për 26-vjeçarin Gjergjaj kjo është fitorja e 11-të si profesionist. |





