| Sherifi të shtunën në ring | |
|
|
Boksieri preshevar Sevdail sherifi do të do të kryzëzojë dorezat këtë të shtunë në Bad Ragaz të Zvicrës me gjermanin e natyralizuar Rashid Raad në përballjen e tij të tetë si profesionist.
Dueli i programuar për 6 runda do të zhvillohet në kuadër të mbrëmjes që do të ketë për protagonist kryesor kroatin Ivo Andelic në një duel të kategorisë së rëndë. Së fundmi Sherifi kishte zhvilluar një duel në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë ku kishte mposhtur boshnjakun Elvir Behlulovic me “knockout” në rundin e katërt. Tashmë me një bilanc prej 5 fitoresh , 1 humbjeje e 1 barazimi Sherifi synon që me duele të vazhdueshme të ngjisë shkallët e rendtitjes në kategorinë “kruizer”. |





