| Team Bajrami organizon “K-1 World Max” | |
|
|
Klubi Thai Kick-Box “Team Bajrami” në Zvicër që udhëhiqet nga vëllezërit Xhavit, Tefik dhe Ferid Bajrami ka marrë licencen për organizimin e evenimentit më prestigjioz të kikboksit botëror, atë të K-1.
Pas rreth 2 muajsh bisedime vellezërit Bajrami të mërkurën kanë marrë konfirmimin nga organizatoret e K-1 në Japoni se fitojnë të drejtën e organizimit të eventit në Zvicër për turneun e madh “K-1 World Max” . Me datën 2 Korrik do të zhvillohet turneu “K-1 World Max - 70kg Swiss Tournament”. Në këtë turne do të marrin pjesë 8 kikboksierët më të mirë të Zvicres. Fituesi i këtij turneu kualifikohet direkt në turneun e “K-1 World Max Europe” që do të zhvillohet në pranverë. Kampioni aktual i botes në kikboks Xhavit “Gentleman” Bajrami (në versionet ISKA & WKN) do të marrë pjesë në super meçin e mbrëmjes. Gjentellmeni është direkt i kualifikuar në mesin e 16 më të mirëve të turneut që zhvillohet në Japoni . |





