logo1Ndalohet publikimi apo përdorimi i materialeve autentike të BOXALB pa u përmendur burimi (boxalb.com).
Në rast të kundërt do te denoncohet subjekti i cili shkel të drejtën e autorit.
Visoka shënon një tjetër fitore
Nga Boxalb    E Diele, 08 Maj 2011 19:31   

Visoka-v

Xhavit Visoka ka mposhtur maqedonasin Mile Jovanovski për të realizuar fitoren e tij të shtatë si profesionist. Përballja e zhvilluar në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, e cila ishte programuar në 4 runda, ka zgjatur më pak se gjashtë minuta.

Kur kishin mbetur edhe 26 sekonda deri në përfundim të rundit të dytë, trajneri i boksierit maqedonas ka hedhur peshqirin në ring për të sinjalizuar dorëzimin e duelit. Para kësaj Jovanovski ishte gjetur disa herë në vështirësi pas kombinimeve nga ana e Visokës.

Visoka e ka shfrytëzuar këtë përballje në kuadër të përgatitjeve që po bën për një duel revanshi me hungarezin Gabor Halasz, nga i cili ishte mposhtur në prill të këtij viti.

“Nëse do të jetë e mundur do të zhvilloj edhe disa duele për të arritur formën optimale para revanshit me Halasz. Nuk e di sa do të jetë e mundur kjo pasi qenka e vështirë që të bësh vetë organizatorin, vetë menaxherin, vetë sponsorin e gjithë organizimit dhe në fund të ngjitesh edhe vetë në ring”, ka thënë Visoka për “boxalb.com”.

“Me këtë rast dua të falenderoj trajnerin Isuf Brajshori, me të cilin kam punuar gjatë kohës së përgatitjeve për këtë përballje. Gjithashtu dua të falenderoj edhe mikun tim Bashkim Shala, pa të cilin zhvillimi i kësaj ndeshjeje do të ishte i pamundur”, ka shtuar ai.

 

Shkruaj koment

Boxalb.com ofron hapësirë për debat sportiv e civil. Mos hezitoni të shkruani opinionin tuaj. Komentet që përmbajnë sharje dhe ofendime ndaj kujtdo qofshin do të fshihen nga administratorët!