logo1Ndalohet publikimi apo përdorimi i materialeve autentike të BOXALB pa u përmendur burimi (boxalb.com).
Në rast të kundërt do te denoncohet subjekti i cili shkel të drejtën e autorit.
Dobroshi e Keta me 4 shtator në Koln
Nga Boxalb    E Marte, 03 Gusht 2010 11:52   

xhetaPetrit Dobroshi dhe Gjetan Keta do të ngjiten në ringun e Kolnit me 4 shtator në Lanxess-Arena në mbrëmjen e parë të boksit profesionist që organizohet nga kompania e kampionit aktual të botës në peshën e mesme, Felix Sturm.

27-vjeçari Keta, i cili tashmë paraqitet në ring me një emrin Mike, duke dashur kështu që të shëmbëllejë në ish-kampionin e famshëm të kategorisë së rëndë, të cilit Keta i ngjan paksa përsa i përket fillimit tejet eksploziv të dueleve dhe “knock out” të shpejtë.

 

 

Në 6 duelet e tij si profesionist boksieri dhe kikboksieri me prejardhje nga Dibra ka realizuar 5 fitore dhe nga të gjitha këto vetëm një kundërshtar ka arritur që të “mbijetojë” deri në rundin e dytë.

Petrit “Prince” Dobroshi do të zhvillojë duelin e t ij të 13-të profesionist në qytetin e tij të lindjes, Koln. Ai tashmë ka 11 fitore dhe 1 barazim si profesionist dhe synon që së shpejti të futet të zhvillojë duele të vlefshëm për tituj ndërkombëtarë të boksit profesionist.

 

Shkruaj koment

Boxalb.com ofron hapësirë për debat sportiv e civil. Mos hezitoni të shkruani opinionin tuaj. Komentet që përmbajnë sharje dhe ofendime ndaj kujtdo qofshin do të fshihen nga administratorët!