| Tefik Bajrami në boksin profesionist | |
|
|
Synimi i tij është që sa më shpejt të arrijë kuotën e 10 përballjeve në mënyrë që t’i jepet rasti sa më parë për të luftuar për ndonjë titull ndërkombëtar në boksin profesionist. Bajrami nuk është një i panjohur për boksin zviceran, sidomos atë amator. Në këtë konkurrencë ai ishte shpallur kampion i Zvicrës për kategorinë e rëndë në vitin 2006, ndërsa një vit më vonë ishte nënkampion duke pësuar një lëndim në ndeshjen finale të kampionatit. Edhe vëllai i tij, Xhavit Bajrami, aktualisht kampion bote në kikboks (versioni ISKA) përveç kikboksit ka një karrierë edhe si boksier profesionist. Ai ka 3 duele të zhvilluara në kategorinë e rëndë dhe që të gjithat i fituar. |





Ish-kampioni i botës në tajboks, Tefik “Hurricane” Bajrami tashmë ka vendosur që të kalojë në boksin profesionist. Pas një pauze dy vjeçare për shkak të lëndimit të dorës, ai mezi pret që të rikthehet në ring, po kësaj here si një boksier profesionist. “Huricane” do të zhvillojë duelin e tij debutues me 23 tetor në Baden Wurtenberg të Gjermanisë, e më pas ka programuar një tjetër përballje me 27 nëntor në Zvicer.