| Hani “mbush bateritë” në kampin e Tysonit | |
|
|
Tashmë një muaj, boksieri profesionist i peshave të rënda Nasi Hani, vazhdon stërvitjet dhe përgatitjet në kampin e Mike Tysonit, nën kujdesin e trajnerit Kevin Roonye.
Për këtë fazë përgatitore, trajneri Roonye, ka bërë një plan të detajuar në aspektin fiziko-taktik, që konsiderohet faza e parë e përgatitjeve. Duke folur për këtë përmes linjës telefonike, i pyetur për momentet që po kalon në këtë kamp prestigjioz, Nasi Hani u shpreh: “Përgatitjet që jam duke zhvilluar nën komandën e Kevin Roonye, paksa dallojnë nga ato që bëhen në kampet europiane dhe ku unë kam pas rast të jem pjesë. Nuk kanë ndonjë intensitet të ngarkuar dhe të them të drejtëm kjo paksa më pengon, sepse jam mësuar të bëj stërvitje me ngarkesë maksimale. Megjithate, jam në duar të një profesionisti siç është Kevin Roonye, që nuk i shmanget asnjë moment mësimeve dhe stilit të pregatitjeve të Cus D'Amato. Përkundër skepticizmit tim, jam koshient se këto pregatitje do të përfundojnë ashtu siç janë planifikuar”, ka thënë Hani. Ndërkohë në vazhdim të bisedës së tij telefonike ai është është shprehur edhe për mundësinë e zhvillimit të ndonjë përballje në ringun amerikan. “Unë kam për detyrë të zbatoj planprogramin përgatitor, ndërsa me këtë problematikë merret menaxheri im Daniel Hartmann dhe stafi i tij. Fillimisht ishte paraparë mundësia për një meç zyrtar këtu në SHBA, por unë deri në këto momente që po bisedojmë nuk jam në dijeni për kontraktimin ose terminin e ngjitjes eventuale në ndonjë ring amerikan. Nëse do të ndodhë në ndërkohë, do të informoheni me kohë për këtë ngjarje”, shtoi Hani. Sipas tij, ai do të vazhdojë stërvitjet në kampin e Tysonit, edhe gjatë periudhës së ardhshme, pa përcaktuar kohëzgjatjen e pregatitjeve, duke thënë: “Këtu, i izoluar nga përditshmëria, kam të gjitha paradispozitat që ti përkushtohem pregatitjeve, duke karikuar deri në maksimum “bateritë” me energji dhe njohuri të boksit profesionist amerikan, që dosido dallon nga shkollat dhe kampet e boksit evropian”. |







Komentet