| Qato kundër Alex Spitko | |
|
|
Përballja e 21 marsit që zhvillohet në palestrën legjendare “York Hall” në Bethnal Green të Londrës do të fillojë në orën 15:00 sipas orës lokale të Londrës dhe pritet që edhe kësaj radhe si gjithmonë në përkrahje të Qatos të jenë tifozët e tij shqiptarë. Kundërshtari i radhës për “The Eagle” nuk është një boksier i kalibrit të tij dhe mendohet që Qato të mos ketë shumë probleme për të realizuar fitoren e radhës. 24-vjeçari Spitko, i lindur në Riga të Letonisë, por me banim në Britaninë e Madhe, aty ku ashtu sikurse edhe Kreshnik Qato ka filluar karrierën si boksier profesionist. Në 27 përballjet e tij letonezi ka arritur deri më tani 6 fitore karshi 21 humbjeve. Për Qaton kjo do të jetë ndeshja numër 28 në ringun profesionist. Së fundmi ai kishte mposhtur italianin e fortë Fabio Liggieri në duelin e vlefshëm për titullin e WBF. |






Shqiptari Kreshnik Qato (21-6, 4 KOs) do të bëjë një “nxemje” me letonezin Alex Spitko (6-21, 4 KOs) në kuadër të përgatitjeve të tij për mbrojtjen e radhës të brezit të kampioni i botës në versionin WBF për peshën e mesme që do ta zhvillojë në Tiranë.
Komentet
A e dini ne meqin e ardhshem te Nuri Seferit me kend do te boksoj. Sa e di ai do te boksoj me 20,mars ne eventin e Kliqkos... tung i uroj fat Kreshnikut.