logo1Ndalohet publikimi apo përdorimi i materialeve autentike të BOXALB pa u përmendur burimi (boxalb.com).
Në rast të kundërt do te denoncohet subjekti i cili shkel të drejtën e autorit.
Qato kundër Alex Spitko
Nga Boxalb    E Hene, 08 Mars 2010 14:49   

qato_vShqiptari Kreshnik Qato (21-6, 4 KOs) do të bëjë një “nxemje” me letonezin Alex Spitko (6-21, 4 KOs) në kuadër të përgatitjeve të tij për mbrojtjen e radhës të brezit të kampioni i botës në versionin WBF për peshën e mesme që do ta zhvillojë në Tiranë.

Përballja e 21 marsit që zhvillohet në palestrën legjendare “York Hall” në Bethnal Green të Londrës do të fillojë në orën 15:00 sipas orës lokale të Londrës dhe pritet që edhe kësaj radhe si gjithmonë në përkrahje të Qatos të jenë tifozët e tij shqiptarë.

Kundërshtari i radhës për “The Eagle” nuk është një boksier i kalibrit të tij dhe mendohet që Qato të mos ketë shumë probleme për të realizuar fitoren e radhës.

24-vjeçari Spitko, i lindur në Riga të Letonisë, por me banim në Britaninë e Madhe, aty ku ashtu sikurse edhe Kreshnik Qato ka filluar karrierën si boksier profesionist. Në 27 përballjet e tij letonezi ka arritur deri më tani 6 fitore  karshi 21 humbjeve.

Për Qaton kjo do të jetë ndeshja numër 28 në ringun profesionist. Së fundmi ai kishte mposhtur italianin e fortë Fabio Liggieri në duelin e vlefshëm për titullin e WBF.

 

Komentet 

 
#1 ???Nuriseferi fans 08-03-2010 15:48
Pershendetje te nderuar
A e dini ne meqin e ardhshem te Nuri Seferit me kend do te boksoj. Sa e di ai do te boksoj me 20,mars ne eventin e Kliqkos... tung i uroj fat Kreshnikut.
Citoje kete koment
 

Shkruaj koment

Boxalb.com ofron hapësirë për debat sportiv e civil. Mos hezitoni të shkruani opinionin tuaj. Komentet që përmbajnë sharje dhe ofendime ndaj kujtdo qofshin do të fshihen nga administratorët!