| Koxha për titullin e Beneluksit | |
|
|
28-vjeçari ferizajas Selajdin Koxha (10-5-2, 3 KOs) do të sfidojë edhe një herë veten për të tentuar që të bëjë të vetin titullin e kampionit të shteteve të Beneluksit (Belgjikë, Holandë dhe Luksemburg) për kategorinë super të mesme.
Ai do të ndeshet me 33-vjeçarin nga Luksemburgu, Domingos Nascimento Monteiro (19-15-4, 11 KOs) në një duel prej 10 rundash që do të zhvillohet në ringun e “Lotto Arena” në Antverepen të Belgjikës. Në dhjetor të vitit 2008 Koxha kishte arritur që të fitojë titullin e kampionit të Belgjikës, poashtu në kategorinë super të mesme. Përveç rëndësisë së përballjes për një titull ndërkombëtar, kjo ndeshje do të jetë një tjetër provë për Koxhën i cili ishte mposhtur në përballjen e tij të fundit në janar të këtij viti të zhvilluar në Holandë ndaj Gevorg Khatchikian. |






