| Xhavit Bajrami kundër Sing Jaideep
|
|
Nga Boxalb
E Diele, 05 Qershor 2011 21:12 |
|
| 
Është mësuar emri i kundërshtarit të kikboksierit shqiptar Xhavit Bajrami për duelin e vlefshëm për titullin botëror në versionin ISKA. Do të jetë indiani Sing Jaideep ai që do të ndajë ringun me “The Gentleman” me 2 Korrik në “Stadthalle Sursee”.
Jaideep i cili në vitin 2009 ka qenë fitues i turneut prestigjioz “K-1 Grand Prix Asia” dhe ka një bilanc prej 36 fitoreve e 13 humbjeve në kikboksin profesionist.
|
|
|
| Agron Xhila mposht veteranin Vojnovic
|
|
Nga Boxalb
E Hene, 30 Maj 2011 21:26 |
|
| Boksieri 23-vjeçar nga Struga, Agron Xhila ka mposhtur në praninë e 500 shikuesve në Baden Wurttemberg të Gjermanisë kroatin Asmir Vojnovic, një boksier më parë Xhila ka fituar me vendim unanim të gjyqtarëve me rezultatin 40:39, 40:38, 39:37 pas një dueli prej 4 rundash.
Me një performancë të mirë të treguar në këtë përballje Xhila ka realizuar fitoren e tij të 10-të (prej të cilave 6 i ka realizuar me KO) në ringun profesionist nga 11 përballje të zhvilluara.
|
|
| Sherifi fiton përsëri
|
|
Nga Boxalb
E Diele, 29 Maj 2011 12:59 |
|
| 
Sevdail Sherifi ka arritur në kuotën e 6 fitoreve si profesionist pasi ka mposhtur të shtunën mbrëma algjerianin me banim në Gjermani, Rashid Raad, në një përballje prej 6 rundash të zhvilluar në Bad Ragaz të Zvicrës.
Raad ka arritur që t’i rezistojë për 6 rundat e programuar ndaj Sherifit, i cili të gjitha fitoret e mëparshme i kishte realizuar me “knock out”.
Ndeshja është karakterizuar nga dominimi i Sherifit, por edhe boksieri algjerian ka ka rivalizuar denjësisht Sherifin.
|
|
| Sherifi të shtunën në ring
|
|
Nga Boxalb
E Marte, 24 Maj 2011 22:18 |
|
| 
Boksieri preshevar Sevdail sherifi do të do të kryzëzojë dorezat këtë të shtunë në Bad Ragaz të Zvicrës me gjermanin e natyralizuar Rashid Raad në përballjen e tij të tetë si profesionist.
Dueli i programuar për 6 runda do të zhvillohet në kuadër të mbrëmjes që do të ketë për protagonist kryesor kroatin Ivo Andelic në një duel të kategorisë së rëndë.
|
|
| Team Bajrami organizon “K-1 World Max”
|
|
Nga Boxalb
E Shtune, 14 Maj 2011 11:55 |
|
| 
Klubi Thai Kick-Box “Team Bajrami” në Zvicër që udhëhiqet nga vëllezërit Xhavit, Tefik dhe Ferid Bajrami ka marrë licencen për organizimin e evenimentit më prestigjioz të kikboksit botëror, atë të K-1.
Pas rreth 2 muajsh bisedime vellezërit Bajrami të mërkurën kanë marrë konfirmimin nga organizatoret e K-1 në Japoni se fitojnë të drejtën e organizimit të eventit në Zvicër për turneun e madh “K-1 World Max” .
|
|
| Visoka shënon një tjetër fitore
|
|
Nga Boxalb
E Diele, 08 Maj 2011 19:31 |
|
| 
Xhavit Visoka ka mposhtur maqedonasin Mile Jovanovski për të realizuar fitoren e tij të shtatë si profesionist. Përballja e zhvilluar në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, e cila ishte programuar në 4 runda, ka zgjatur më pak se gjashtë minuta.
Kur kishin mbetur edhe 26 sekonda deri në përfundim të rundit të dytë, trajneri i boksierit maqedonas ka hedhur peshqirin në ring për të sinjalizuar dorëzimin e duelit. Para kësaj Jovanovski ishte gjetur disa herë në vështirësi pas kombinimeve nga ana e Visokës.
|
|
|
|
|
|
|