| ORGANIZATAT BOTËRORE TË BOKSIT PROFESIONIST | |
|
Sot në boksin profesionist botëror veprojnë shumë organizata botërore apo edhe kontinentale që japin tituj të kampionit botëror,intercontinental, evropian etj. Gjithsesi më të rëndësishmet mbeten katër organizatat me traditën më të gjatë në boksin profesionist. Zakonisht këto federata quhen edhe "të mëdhatë" apo "të vërtetat" nga ana e shumicës absolute të adhuruesve të boksit.
WBA – World Boxing Association..>> WBC – World Boxing Council..>> IBF – International Boxing Federation..>> WBO – World Boxing Organization..>> Përveç këtyre veprojnë edhe shumë organizata të tjera (të renditura në bazë të rejtingut), titujt "botëror" e të cilave zakonisht janë një hap i marrë nga boksierët për të fituar famë dhe rejting para se të pretendojnë tituj në ndonjë nga katër federatat e mëdha.
IBO - International Boxing Organization..>> WBF - World Boxing Fundation..>> IBA - International Boxing Association..>> IBC - International Boxing Council..>> IBU - International Boxing Union..>> GBC - Global Boxing Council..>> UBO - Universal Boxing Organization..>> * Kjo listë nuk është e plotë, pasi lista e federatave të këtij niveli është shumë më e gjatë. ORGANIZATAT EVROPIANE TË BOKSIT PROFESIONIST Në boksin profesionist evropian situata është pak më e qartë sa i përket pyetjes se kampionët e cilës federatë janë "kampionë të vërtetë". European Boxing Union (EBU) konsiderohet federata kryesore evropiane dhe kampionët e saj vlerësohen si "kampionë legjitimë" nga mediat dhe sportdashësit e këtij sporti në Evropë. Kohëve të fundit edhe European Boxing Association (EBA), që është organizata rajonale e World Boxing Association (WBA) ka rritur mjaft rejtingun e vetes, por pa arritur akoma në nivelet e EBU. Veç këtyre funksionojnë edhe federata të tjera më pak të njohura si: European Boxing Federation (EBF), European Boxing Organization. |
