Qato, një tjetër "test" para tetorit
Nga Boxalb    E Enjte, 02 Korrik 2009 21:05    Print

Përballja e 11 korrikut për Kreshnik Qaton do të jetë një tjetër luft "testuese" në kuadër të përgatitjeve që po zhvillon për mbrojtjen e brezit të kampionit të botës në versionin WBF.

 

Në një bisedë për "boxalb.com" Qato ka shpjeguar detajet e duelit të tij të radhës dhe në të njejtën koëhë ka shpalosur edhe planet për të ardhmen.

"Kjo ndeshje erdhi krejt papritmas në programin tim, pasi që ndeshja për mbrojtjen e titullit WBF kundër portugezit Vitor Sa është shtyrë për në tetor apo nëntor. Duke qenë se kisha zhvilluar përgatitje në kampin e përhershëm stërvitor në Francë, unë dhe sponsori im Ylli Ndroqi vendosëm që të shfrytëzojmë lodhjen dhe stërvitjen time duke zhvilluar një nddeshje prej 6 rundash këtu në Londër. Për momentin nuk mund të them emrin e saktë të kundërshtarit tim të radhës, por mundësitë më të mëdha janë që ai të jetë një boksier anglez", ka thënë Qato.

Aktualisht Kreshnik Qato konsiderohet renditet në mesin e 40 boksierëve më të mirë të botës në kategorinë e mesme, por gjithsesi pozita e tij do të jetë akoma më e lartë pas mbrojtjes së titullit WBF në tetor apo nëntor të këtij viti.

 

Pas ndeshjes së revanshit ndaj portugezit Vitor Sa, boksieri durrsak ka planifikuar që të sfidojë një tjetër titull. Si fillim sipas të gjitha gjasave ai do të tentojë që të bëjë të vetin brezin "Intercontinental" të versionit WBC.

 

Shkruaj koment

Boxalb.com ofron hapësirë për debat sportiv e civil. Mos hezitoni të shkruani opinionin tuaj. Komentet që përmbajnë sharje dhe ofendime ndaj kujtdo qofshin do të fshihen nga administratorët!