|
Humbja e tretë radhazi e Kolajt |
|
Nga Boxalb
E Marte, 30 Qershor 2009 22:08 |
|
|
|
Orial Kolaj (3-3) ka pësuar edhe humbjen e tretë radhazi dhe me këtë karriera e shqiptarit që banon dhe stërvitet në Itali mund të marrë tatëpjetën. Në duelin e zhvilluar të shtunën në mbrëmje në Gjermani përballë vendasit Durstin Dirks (10-0), Kolaj është mposhtur me “nokaut” në rundin e dytë. Përballja ishte një nga parameçet e duelit për itutllin botëror në kategorinë e mesme për versionin IBF mes Artur Abraham dhe Mahir Oral, duel që u mbyll me fitoren e kampionit në fuqi, Abraham.
Poashtu në këtë mbrëmje edhe shqiptari tjetër, Frank Shabani, kishte pësuar humbje nga italiani i natyralizuar Leonard Bundu në duelin e vlefshëm për titullin e Bashkimit Evropian për peshën “velter”.
Në fillim të këtij muaji Kolaj ishte mposhtur edhe në finalen e “Coppa Italia” përballë Danilo D'Agata (6-1), ndërsa në fund të vitit të shkuar kishte pësuar edhe humbjen e parë në karrierë nga Giuseppe Brischetto (2-0). |