Krasniqi: "Do të rikthehem"

Dikur ishte shume afër që të bënte historinë, tani shumica e njerëzve e shohin me dyshim nëse ka akoma atë që nëvojitet për të qenë një boksier i madh, ashtu si padyshim ishte deri pak kohë më parë.
Mund të ishte "gjermani" i parë që që pas Max Schmeling të arrintë të bëhej kampion bote në kategorinë e rëndë të boksit profesionist. Bëhet fjalë për Luan Krasniqin, i cili deklaron se akoma nuk ka hequr dorë nga ëndrra për të fituar një titull.

Pikërisht më 28 shtator të vitit 2005. Pikërisht në ditëlindjen e idhullit të tij Schmeling, Luani ishte mposhtur nga Lamon Brewster.
Dhe pas tre humbjeve me "nokaut" në pesë duelet e fundit karriera e shqiptarit nga Kosova është në një pikë që shihet me dyshim fakti nëse do të mund të marrë edhe një tjetër shans apo jo?

Nga faqja zyrtare e kompanisë promocionale të tij, "Universum Box Promotion" emri i tij është fshirë nga lista e boksierëve. Kur pyet nëse kontrata e tij me promoterin  Klaus-Peter Kohl është ndërprerë, përgjigja që vjen nga "Universum" është: "Nuk ka koment".
Apo mos është vetë Luani ai që ka prishur kontratën. A është ai në kërkim të një menaxheri të ri që do t'i mundësonte edhe një duel të rëndësishëm.
Këtë e demanton Krasniqi për të përditshmen gjermane "Bid".

"Një tjetër kamp nuk vjen në diskutim. Unë punoj me shumë kënaqësi me Klaus-Peter Kohl", ka thënë ai.
Vetë Luani duket së më së shumti e ka në qejf një tjetër duel kundër Alexander Dimitrenko, nga i cili ishte mposhtur me "nokaut teknik" në nëntor të vitit të kaluar. Por boksieri ukrainas bokson të shtunën në mbrëmje në një duel eliminator për titullin botëror në versionin WBO kundër amerikanit Eddie Chambers.

Pavarësisht kësaj vetë Luani vazhdon të mbetet optimist.
"Do të rikthehem. Unë do të boksoj përsëri brenda këtij viti, sipas të gjitha gjasave në Shtutgart".

 

Shkruaj koment

Boxalb.com ofron hapësirë për debat sportiv e civil. Mos hezitoni të shkruani opinionin tuaj. Komentet që përmbajnë sharje dhe ofendime ndaj kujtdo qofshin do të fshihen nga administratorët!