| Xhavit Bajrami kampion bote | ||
|
|
Xhavit “Gentleman” Bajrami vazhdon të jetë kampion bote në kikboks në versionin ISKA. Shqiptari ka mposhtur me “nokaut” që në rundin e parë ndaj ish-kampionit botëror, amerikanit Michael Sheppard. Para më shumë se 1000 tifozëve të pranishëm në “Stadthalle” të Sursee, Bajrami ka entuziamuar që në rundin e parë të gjithë adhuruesit e tij. “Dëshiroja që këtë duel nga fillimi ta kisha nën kontroll. Taktika ime gjeti zbatim, dhe kundërshtari im pësoi goditje të rënda që në fillim”, ka thënë pas prfundimit të duelit tashmë kampioni i trefishtë i botës Xhavit Bajrami, i cili “ABC”-në e kikboksit e kishte mësuar nga legjendari Andy Hug. Shqiptari tjetër i pranishëm në këtë mbrëmje, Avni Kabashaj gjithashtu e kafituar duelin e tij para kohe pasi kundërshtari i tij e ka dorëzuar atë në rundin e parë. |

