| Mposhtet Faruk Shabani | ||
|
|
Në një përballje të rreptë të zhvilluar në “Max Schmeling Halle” të Berlinit në Gjermani pas 12 rundave tre gjyqtarët e duelit i kanë dhënë fitoren italianit Bundu me rezultatin 116-112, 116-113 dhe 115-113.
Dueli mes Shabanit dhe Bundu u zhvillua në kuadër të mbrëmjes në të cilën kampioni i botës në peshën e mesme në versionin IBF, Artur Abraham mbrojti brezin e tij përballë turkut Mahir Oral.
Kjo është humbja e parë në karrierën profesioniste të Faruk Shabanit, pas 17 fitoreve të njëpasnjëshme dhe padyshim që kjo do t’a zbresë atë në renditjet botërore e evropiane të kategorisë “velter”. Gjithsesi për 27-vjeçarin e lindur në Prishtinë do të ketë patjetër shanse të tjera për t’u rikthyer në rrugën e fitoreve dhe do të ketë përsëri rastin për të konkuruar për tituj evropian apo botëror. |

Ëndrra e Faruk “Frank” Shabanit (17-1, 6 KO) për të fituar një titull të kampionit duhet të presë edhe për një kohë pasi boksieri prishtinas nuk ka arritur që t'i rrëmbejë brezin e kampionit të Bashkimit Evropian italianit të natyralizuar Leonard Bundu (19-0-1, 6 KO).