| Agron Xhila rikthehet me sukses në ring | |
|
|
Struga, pa dyshim gjithnjë e më tepër po dëshmohet si fidanishte e sportistëve që po lënë gjurmë të pashlyeshme jo vetëm në Maqedoni por edhe jashtë sajë. Ndër ato sporte që po shënojnë rezultate të lakmueshme, pa dyshim është edhe boksi. Një ndër ata boksier që po e afirmojnë Strugën, edhe pse nuk jetojnë aktualisht në Strugë, është 21 vjeçari Agron Xhila, boksier i peshave të gjysëm të rënda – deri 81 kg.
Agron Xhila, gjatë vitit 2009 kam zhvilluar katë (4) meçe, duke shënuar po aq fitore, krahas hendikepit që ka pasë për shkak të lëndimeve të shpeshta, që për një kohë e kanë larguar nga ringu. Megjithate, kthimi i tij në ring më 2010, ishte më se i suksesshëm. Ai zhvilloi një përballje në një turne ndërkombëtare, të mbajtur në qytetin Elzach të Gjermanisë, duke u ngjitur përsëri në ring. “Viktima” e radhës e Agron Xhilës, ishte hungarezi 32 vjeçar Ferenc Martinek, boksier me një karierë të shkëlqyer amatore, anëtar i rregullt i përfaqsueses hungareze, me mbi 50 fitore. Kjo ngjitje në ring e Agron Xhilës, ishte në turneun ndërkombëtar, për titullin “Internacional” të Gjermanisë, turne tradicionale ndërkombëtare. Agron Xhila mposhti hungarezin me vlerësimin unanim të gjyqtarëve. Fitorja kundër Ferenc Martinek, është fitorja e radhës së Agron Xhilës kundër boksierëve hungarez, duke pasë parasysh se Agron Xhila edhe më parë ka pasë përballje me boksierët hungarez, siç është rasti me Balasz Urak, ndaj të cilit poashtu shënoi fitore bindëse. “Ishte rast për të verifikuar disi edhe formën time, pas një faze pregatitore, kur solla vendimin për tu ngjitur në ring më 27 mars. Kjo fitore më inkurajon që edhe më tej të vazhdoj me pregatitjet intensive, për sfidat e ardhshme, në boksin amator, që nëse nuk me Në skedën e boksierit Agron Xhila, pos tjerash hasim në këto të dhëna: lindur në Strugë, më 1988, vendbanimi në Burgdorf të Zvicrrës, lartësia 183 cm, kategoria e peshave gjysëm të rënda (deri 81 kg). |





