| Kuvendi zgjedhor i FBOXK-së me 23 janar | |
|
|
Zyrtarisht akoma nuk ka njoftime për kandidatura zyrtare për postin e kryetarit të FBOXK-së. Ish-fituesi i medaljes së bronztë olimpike, Aziz Salihu, ka bërë publik synimin e tij për të kandiduar për postin e kryetarit të Federatës së Boksit të Kosovës. “Publikisht e shprehi kandidaturën për kryetar të Federatës së Boksit të Kosovës, sepse e meritoj të jem në krye të këtij asociacioni. Në federatë janë tre njerëz që e kanë uzurpuar dhe i kanë bërë dëm të parashikueshëm boksit të Kosovës. Në rast se e marrë unë federatën si kryetar iu garantojë se brenda një kohë të shkurtër do të jemi të pranuar edhe në AIBA dhe do të jemi pjesëmarrës në garat evropiane e botërore”, ka thënë Salihu në një konferencë për shtyp të zhvilluar në Prishtinë. Ndërkohë Federata e Boksit të Kosovës ka njoftuar se me 13 dhe 14 shkurt në Prishtinë do të zhvillohet turneu i dytë ndërkombëtar i boksit “Pavarësia”, që zhvillohet për nder të shpalljes së pavarësisë së vendit. |





Federata e Boksit të Kosovës do të zhvillojë kuvendin e rregullt dhe zgjedhor më 23 janar ku do të zgjidhet kryetari dhe organet e tjera drejtuese që do të udhëheqin këtë federatë.