| Peshiq fiton turneun “Adem Jashari” | |
|
|
Boksieri malazez Bojan Peshiq ka bërë të vetin titullin e boksierit më të mirë të turneut ndërkombëtar “Adem Jashari”, edicioni i 11-të i të cilit u zhvillua të shtunën në mbrëmje në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Peshiq në finale ka mposhtur shqiptarin me banim në Itali, Ervis Beqiraj, në duelin e kategorisë deri në 75 kilogramë, që ishte një ndër përballjet më të bukura të kësaj mbrëmjeje. Boksierët kosovarë kanë arritur që të fitojnë në duelet e vlefshëm për kategoritë 54, 60 dhe 64 kg. Interesant ishte edhe rasti i Bujar Sejdiut, i cili iu rikthye ringut amator pasi ka zhvilluar 4 duele si profesionist në Zvicër. Gjithsesi ky rikthim nuk ishte shumë fatlum për të pasi nuk arriti më shumë se barazimi përballë çekut Shpringel në duelin e vlefshëm për kategorinë deri 81 kg.
REZULTATET KOMPLETE TË MBRËMJES FINALE: 54 kg K. Kokollari (Kosova) - A. Hajredini (Maqedonia) 2:0 57 kg L. Zeqiri (Kosova) - M. Mateus (Çekia) 0:2 60 kg Sh. Muja (Kosova) - 64 kg B. Hasani (Kosova) - A. Shkrel ( 69 kg M. Shabani (Kosova) - M. Esposito (Italia) 0:2 69 kg B. Nimani (Gjermani) - M. Shatek (Çekia) 2:0 75 kg B. Peshiq ( 81 kg M. Shpringel (Çekia) - B. Sejdiu (Kosova) 1:1 81 kg 91 kg M. Radonjiq ( +91 kg F. Jerliu (Kosova) - F. Sorra (Shqipëria) 0:2 (ndërprerje në rundin e dytë) |





