| Boksierë nga 12 vende në “Adem Jashari” | |
|
|
Kanë përfunduar të gjitha përgatitjet për zhvilimin e edicionit të 11-të të turneut ndërkombëtar të boksit amator “Adem Jashari”.
Në turneun me prestigjioz në Kosovë këtë herë do të marrin pjesë boksierë nga 12 vende të ndryshme evropiane. “Sivjet ky turne do të jetë shumë më cilësor, ngase do të paraqiten boksierë me cilësi të larta. Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar 12 shtete: Zvicra, Çekia, Italia, Duelet gjysmëfinale të turneut do të zhvillohen të premtën më 27 nëntor njëkohësisht në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë me fillim prej orës 15:00 dhe në palestrën “Bill Klinton” në Ferizaj prej orës 18:00. Ndërkohë duelet finale do të zhvillohen të shtunën më 28 nëntor në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë me fillim prej orës 20:00. |





