| Jetmir Kuqi mposht serbin Mitroviq | |
|
|
Jetmir Kuqi po përfaqëson më së miri boksin shqiptar në Kampionatin Botëror të Boksit Amator që po zhvillohet në Milano të Italisë. Shkodrani 32-vjeçar ka mposhtur në ndeshjen e zhiros së dytë boksierin nga
Rundi i parë i përballjes ka qenë i baraspeshuar sipas vlerësimit të gjyqtarëve të cilët i kanë dhënë të dy boksierëve nga një pikë. Në rundin e dytë Kuqi ka marrë kontrollin e ndeshjes duke duke e fituar rundin me rezultatin 4:2, ndërsa në të tretin ka “shpërthyer” duke e mbyllur këtë rund me rezultatin 10:2. Rundi i katërt dhe i fundit ka qenë vetëm formalitet pasi çdo gjë ishte e qartë për fituesin dhe asnjëri nga boksierët nuk ka shënuar asnjë pikë. Përballja e tretë për Kuqin në këtë botëror do të zhvillohet të hënën më 7 shtator dhe shkodrani do të ketë përballë boksierin nga Kirgistani Asadullo Boimurodov. 23-vjeçari Boimurodov ka mposhtur portorikanin Cristian Peguero dhe koreanin Young Man Jun për të kaluar në xhiron e tretë. Përvoja është në anën e Kuqit dhe në rast fitoreje edhe në xhiron e tretë ai do të kualifikohej për në çerekfinale të këtij botërori për kategorinë "velter" (69 kg).
Çast nga dueli mes Jetmir Kuqit dhe Zoran Mitroviq |






