| Eliminohet Naim Tërbunja | |
|
|
Ka marrë fund edhe aventura e Naim Tërbunjës në Kampionatin Botëror të Boksit amator në Milano të Italisë. Kosovari që ishte pjesë e përfaqësueses suedeze është mposhtur nga armeni Andranik Hakobyan në një duel të ashpër që është mbyllur me rezultatin 15-11 në duelin e xhiros së dytë të botërorit.
Sipas mediave suedeze, Tërbunja ka qenë ai që ka diktuar tempin në mesin e duelit, por Hakobyan ka është rikthyer në rundin e tretë dhe të fundit për të mbrojtur fitoren e tij. Tërbunja konsiderohej një favorit për të fituar një nga medaljet e këtij botërori, një aspiratë që e kishte shpallur edhe ai vetë, por si duket fati nuk ka qenë me të në duelin ndaj Hakobyan. Pas këtij eliminimi në botëror në garë vetëm edhe një shqiptar. Bëhet fjalë për Jetmir Kuqin që paraqitet për Shqipërinë dhe i cili të dielën në mbrëmje do të përballet me serbin Zoran Miletiq. |





