| Eliminohet edhe Qamil Balla | |
|
|
Tashmë mbeten vetëm dy shqiptarë në Kampionatin Botëror të Boksit Amator që po zhvillohet në Milano të Italisë pasi të premtën në mbrëmje është eliminuar edhe shqiptaro-australiani Qamil Balla.
20-vjeçari me prejardhje nga Kosova është mposhtur nga lituani Egidijus Kavaliauskas me rezultatin e thellë 20-5 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dytë të kategorisë “velter të lehtë” (64 kg). Pas eliminimit të Ballës në botëror nga shqiptarët kanë mbetur Jetmir Kuqi dhe Naim Tërbunja. I pari përfaqëson Shqipërinë në këtë botëror ndërsa i dyti Suedinë. Naim Tërbunja do të zhvillojë përballjen e dytë të shtunën më 5 shtator kur do të duelojë me armenin Andranik Hakobyan. Ndërkohë një ditë më vonë, pra të dielën Jetmir Kuqi do të zhvillojë duelin e dytë në këtë botëror kundër serbit Zoran Mitroviq. |





