logo1Ndalohet publikimi apo përdorimi i materialeve autentike të BOXALB pa u përmendur burimi (boxalb.com).
Në rast të kundërt do te denoncohet subjekti i cili shkel të drejtën e autorit.
Agron Xhila rikthehet me sukses në ring
Nga Mehmet Latifi    E Hene, 29 Mars 2010 22:52   

xhila_v

Struga, pa dyshim gjithnjë e më tepër po dëshmohet si fidanishte e sportistëve që po lënë gjurmë të pashlyeshme jo vetëm në Maqedoni por edhe jashtë sajë. Ndër ato sporte që po shënojnë rezultate të lakmueshme, pa dyshim është edhe boksi. Një ndër ata boksier që po e afirmojnë Strugën, edhe pse nuk jetojnë aktualisht në Strugë, është 21 vjeçari Agron Xhila, boksier i peshave të gjysëm të rënda – deri 81 kg.

Agron Xhila, gjatë vitit 2009 kam zhvilluar katë (4) meçe, duke shënuar po aq fitore, krahas hendikepit që ka pasë për shkak të lëndimeve të shpeshta, që për një kohë e kanë larguar nga ringu.

 
Kuvendi zgjedhor i FBOXK-së me 23 janar
Nga Boxalb    E Premte, 15 Janar 2010 08:44   

boks_vFederata e Boksit të Kosovës do të zhvillojë kuvendin e rregullt dhe zgjedhor më 23 janar ku do të zgjidhet kryetari dhe organet e tjera drejtuese që do të udhëheqin këtë federatë.

Zyrtarisht akoma nuk ka njoftime për kandidatura zyrtare për postin e kryetarit të FBOXK-së. Ish-fituesi i medaljes së bronztë olimpike, Aziz Salihu, ka bërë publik synimin e tij për të kandiduar për postin e kryetarit të Federatës së Boksit të Kosovës.

 
Peshiq fiton turneun “Adem Jashari”
Nga Boxalb    E Diele, 29 Nentor 2009 04:25   

balla-v

Boksieri malazez Bojan Peshiq ka bërë të vetin titullin e boksierit më të mirë të turneut ndërkombëtar “Adem Jashari”, edicioni i 11-të i të cilit u zhvillua të shtunën në mbrëmje në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Peshiq në finale ka mposhtur shqiptarin me banim në Itali, Ervis Beqiraj, në duelin e kategorisë deri në 75 kilogramë, që ishte një ndër përballjet më të bukura të kësaj mbrëmjeje.

 
Boksierë nga 12 vende në “Adem Jashari”
Nga Boxalb    E Enjte, 26 Nentor 2009 20:17   

balla-v

Kanë përfunduar të gjitha përgatitjet për zhvilimin e edicionit të 11-të të turneut ndërkombëtar të boksit amator “Adem Jashari”.

Në turneun me prestigjioz në Kosovë këtë herë do të marrin pjesë boksierë nga 12 vende të ndryshme evropiane.

“Sivjet ky turne do të jetë shumë më cilësor, ngase do të paraqiten boksierë me cilësi të larta. Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar 12 shtete: Zvicra, Çekia, Italia, Polonia, Mali i Zi, Maqedonia, Kroacia, Bullgaria, Bosnja, Shqipëria, Gjermania, Hungaria”, ka thënë Mehmet Bogujevci, sekretar i pëgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës.

 
Kosova në “Grand Prix Ostrava”
Nga Boxalb    E Hene, 12 Tetor 2009 14:24   

amateur-v

Një ekip i përbërë nga tre boksierë kosovarë do të marrë pjesë në turneun prestigjioz “Grand Prix” që zhvillohet në Ostrava të Çekisë duke filluar prej ditës së mërkurë më 14 tetor.

Ky turne konsiderohet një nga më prestigjiozët në kalendarin e turneve të Federatës Evropiane të Boksit Amator (EABA) dhe në edicionin e sivjemë, që është i 38-ti me radhë, do të marrin pjesë boksierë nga 18 vende të botës, ndër të cilat edhe superfuqitë e boksit botëror si: Kuba, Rusia, Skocia, Irlanda, Italia, Gjermania, etj.

 


Faqja 1 nga gjithsej 3